Aktori Brad Pitt në përkrahje të Joe Biden
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Brad Pitt, zyrtarisht mund të themi se është pjesë e ekipit të Biden.
Ylli i “Ad Astra” është shfaqur në mbështetje të Joe Biden, pasi aktroi në një reklamë të re të fushatës për kandidatin presidencial.
56-vjeçari huazoi zërin e tij në një reklamë të re që përfaqësonte ish-nënkryetarin, gjersa u takua edhe me mbështetës të tjerë amerikanë.
“Amerika është një vend për të gjithë – ata që zgjodhën këtë qark, ata që luftuan për të – disa republikanë, disa demokratë dhe shumica, vetëm diku në mes”, rrëfen Pitt.
“Të gjithë kërkojnë të njëjtën gjë; dikush që i kupton shpresat, ëndrrat dhe dhimbjen e tyre për të dëgjuar, për të sjellë njerëz së bashku, për të punuar shumë për njerëzit që e votuan atë. Të bëhesh një president për të gjithë amerikanët”.
Miratimi i Pitt nuk duhet të habisë fansat, pasi ai ka mbështetur prej kohësh kandidatët demokratë dhe ishte një mbështetës i zëshëm i fushatës së Barack Obamas.
Dhe ai nuk është artisti i vetëm që po mbështet Biden, pasi i janë bashkuar edhe shumë yje të tjerë nga fusha të ndryshme.
Theksojmë se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do mbahen më 3 nëntor.
Qytetarët kanë rastin të votojnë për demokratin Joe Biden si dhe për republikanin njëherësh presidentin aktual të Amerikës, Donald Trump.