Aktori i famshëm mbush 40 vjeç
08 shkurt 2018
| 11:46
Karrierën e ka nisur në moshë shumë të re në fushën e modës, për të vazhduar më pas në atë të kinematografisë. Bëhet fjalë për Ashton Kutcher, i cili, falë serialit televiziv “That ’70s Show” në vitin 1998, arriti të depërtonte në botën e spektaklit.
Aktori ka festuar ditëlindjen e 40 nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve më të ngushtë. Në vitin 2005 Ashton u martua me aktoren Demi Moore, me të cilën u divorcua në vitin 2013.