Aktori Flurim Alija dhe veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Bekim Kastrati morën pjesë në ndejen e organizuar nga Ibrahimi
Aktori i njohur shqiptar në Gjermani, Flurim Alija, dhe veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Bekim Kastrati kanë marrë pjesë në ndejën e organizuar nga aktori Kreshnik Ibrahimi me rastin e hapjes së lokalit të tij në Gjermani.
Përvec Flurim Aliut dhe Bekim Kastrati në këtë ndejë kanë marrë pjesë edhe shumë personalitete të shquara shqiptare në Gjermani.
Kujtojmë se Flurim Alija është aktori kryesor të seriali “ich bin albaner”.
Poashtu ai ka një karriere të bujshme në Gjermani.
I njohur si ish futbollisti i famshëm, Luca Toni, aktori Flurim Alija ka 30 vite që jeton dhe vepron në Gjermani.
Në vitin 2014 filloi të merrej me aktrim dhe shumë shpejtë u inkuadrua në filmat dhe serialet e famshme gjermane si: “Gute Zeiten schlechte Zeiten, Berlin tag und nacht, Die drei von Müllabfuhr, dhe Sunny wer bist du Wirklich”
Poashtu ai ka luajtur edhe në filmin me Kristofer Lambert dhe shumë aktorë tjerë të Hollywoodit.