Aktori i famshëm nxori në shitje super rezidencën për 100 milionë dollarë
29 shtator 2020
| 13:11
Aktori i njohur, Pierce Brosnan, ka nxjerrë në shitje “pallatin” e tij në Malibu. E gjejeni pak sa kushton? Plot 100 milionë dollarë.
I njohur për rolin e tij të James Bond, Pierce e bleu tokën në vitin 2000 për vetëm 7 milionë dollarë. Ndërkohë 10 vite më pas në 2010-n. “Agjenti 007” ndërtoi këtë “parajsë”, të cilën tani ka vendosur që ta shesë me një çmim marramendës.
Siç vihet re edhe nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, prona me dy shtëpi përfshin nëntë dhoma gjumi dhe 14 banja.
Rezidenca super e madhe ndodhet buzë detit dhe ka aq shumë panele diellore, sa që pronari i ri do të jetë në gjendje të ngrohë shtëpinë, pishinën e jashtme dhe atë të mysafirëve. Madje mund të ketë mundësi që edhe të shesë energji elektrike për rrjetin lokal të energjisë.