Aktori i famshëm shfaqet surprizë në dasmën e një çifti të panjohur

30 gusht 2022 | 12:17

Aktori Keanu Reeves e bëri ditën e martesës së një çifti shumë të veçantë. Ylli i “Matrix” u takua me James dhe Nikki Roadnight në një hotel në Angli, ku po qëndronte dhe ku çifti po martohej. Çifti tha “Po” njëri-tjetrit por morën një surprizë të këndshme pasi aktori u shfaq papritur në dasmë.

“Ai ishte shumë miqësor dhe tha se do të vinte më vonë”, tha Nikki. “Ne nuk e dinim nëse do ta bënte apo jo, por ishte mirë që burri im i kishte folur!”, shtoi ajo, e cila publikoi fotot nga dasma që kishin bërë me aktorin. “Kalova fundjavën më të mrekullueshme!!”, ka shkruar ajo në Twitter.

Pasi çifti shkëmbyen betimet, një punonjës hoteli tha se një mysafir shumë i veçantë po i priste. Nusja tregoi se aktori ishte shumë i sjellshëm dhe me të ftuarit e tjerë dhe madje bëri fotografi dhe me stafin e hotelit. “Ishte gjithçka shumë emocionuese,” tha Nikki.

“Shkova ta përshëndes dhe prezantohem, dhe i ofrova një pije, por ai e refuzoi atë dhe tha se sapo kishte pasur një fluturim të gjatë, kështu që nuk do të qëndronte gjatë, por ai ishte shumë i sjellshëm dhe miqësor dhe na uroi për dasmën.”, theksoi mes të tjerash ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në javën e kaluar, Liverpooli shkatërroi me 9 gola skuadrën…