Aktori i njohur dhuron një milion dollarë për Australinë

08 janar 2020 | 10:59

Aktori i njohur Chris Hemsworth ka qenë një nga aktorët që ka ofruar mbështetje për luftimin e zjarreve në Australi.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”, ai ka bërë me dije se ka dhuruar një milion dollarë për t’u ndihmuar zjarrfikësve dhe njerëzve që po kontribuojnë lidhur me këtë rast.

“Sikurse ju, edhe unë dua ta mbështes luftën kundër zjarreve këtu në Australi”, ka shkruar ai në përshkrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka bërë së…