Aktori i njohur kritikon presidenten Osmani: Katër ditë ende nuk e tha naj llaf për Salih Mustafën
20 dhjetor 2022
| 13:04
Heshtja e presidentes, Vjosa Osmani për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa “Cali” nga Gjykata Speciale, ka nxitur reagime të shumta në vend.
Analistë e politikanë të partive e kanë kritikuar Osmanin pasi nuk tha asnjë fjalë për dënimin me 26 vjet burgim të Mustafës nga Specialja.
Ndërkaq, aktori dhe ish-kandidati për deputet Jeton Zogjani ka filuar t’ia njeh edhe ditët që kanë kaluar pa u deklaruar presidentja Osmani.
Ai ia ka kujtuar edhe nenin kryesor të presidentës e që është “unifikimi”.
“U bene 4 dite, ende nuk e tha naj llaf Presidentja per Calin! UNITET”, ka shkruar ai në Facebook.