Aktori i njohur turk rrezikon dënimin me burgim
01 prill 2021
| 15:08
Dy vite më parë, aktori i njohur turk, Ozkan Denis, është divorcuar nga partnerja e tij, Feyza Aktan, pasi kjo e fundit e akuzoi për privim lirie, dhunë, fyerje dhe kërcënim.
Mediat turke raportojnë se hetimi mbi çështjen ka mbaruar dhe prokuroria ka ngritur një proces gjyqësor kundër Ozkan, duke kërkuar një dënim me gjashtë vite burg, deri në një vit e gjysmë.
Ish-partnerja e tij, Fejza deklaroi se aktori e ka rrahur atë disa herë, dhe hera e parë që ndodhi ishte tre vjet më parë në shtëpinë e tyre në zonën e Sarrier.
Ajo zbuloi gjithashtu një incident të dhunshëm që ndodhi ndërsa ishin në Gjermani. Nga ana tjetër, aktori i njohur, Ozkan tha se pretendimet e ish-gruas së tij nuk ishin të vërteta dhe nuk i pranon ato. /Klan News/