Aktori i njohur turk rrezikon të dënohet me 12 vite burg
Aktori i njohur turk Necati Sasmaz, njihet nga të gjithë shqiptarët me rolin e “Polatit” në serialin “Lugina e Ujqërve”.
Ai fitoi zemrat e të gjithëve me karakterin e fortë dhe guximin e tij.
Por, kohët e fundit ai është përfolur shumë në mediat turke pasi u bë pjesë e një skandali të madh. Ai akuzohet se ka cenuar privatësinë e gruas së tij, me të cilën dëshironte të divorcohej.
Bëhet fjalë për përgjime me anë të disa regjistrimeve zanore në “WhatsApp”-in e gruas së tij Nagehan Sasmaz.
Këto veprime aktori i ka bërë gjatë periudhës ku të dy ishin në proces divorci dhe i përdori këto prova në gjykatë duke menduar se do favorizohej, por ndodhi e kundërta.
Gruaja e tij e paditi Necatin me akuzat e shkeljes së privatësisë së jetës private dhe shkeljes së konfidencialitetit. Tani aktori rrezikon të dënohet deri në 12 vite heqje lirie. /tvklan.al/