Aktori i “O sa mirë” viziton Thaçin e Veselin: Të fortë si asnjëher me parë!
Aktori i njohur kosovar, Jeton Zogjani gjatë ditës sotme ka qëndruar në Hagë.
Ai atje ka takuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin si dhe Hysni Gucatin.
Zogjani këtë vizitë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku tha se ish krerët e vendit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin me “moral të fortë”.
“Përkundër farsës dhe padrejtësisë që po u bëhet, ata ishin të fortë dhe me moral te lartë. U Shpreha mirënjohjen time atyre dhe nëpërmjet tyre të gjithë shokëve e bashkëluftëtareve te UÇK-së.”, shkroi ai.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i Zogjanit:
Sot vizitova Ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlametarin Kadri Veseli, me ç’rast takova edhe Hisni Gucatin.
Te fort, si asnjeher me pare!
Te fala te gjithve, dhe shume mirenjohes per gjithcka.
Takimi me ta ishte i karekterit njerezor dhe miqesor.
Perkunder farses dhe padrejtesise qe po u behet, ata ishin te forte dhe me moral te lartë. U shpreha mirenjohjen time atyre dhe nepermjet tyre te gjithe shokeve e bashkeluftetareve te UÇK-së. Une jam i bindur se ata do dalin faqebardhe dhe te forte nga kjo sfide.
Kjo nuk eshte sfida individuale e tyre, por beteja e fundit ne mbrojtje te lirise dhe pavaresise sone nga propaganda dhe lufta e Beogradit qe synim ka njollosjen e luftes sone per liri dhe pavaresi!