Aktori i pastrehë që të gjithë rrogën e çon për bamirësi
Aktori dhe aktivisti uellsian, Michael Sheen tha se të gjitha paratë që do të fitojë nga profesioni i tij do t’i shpenzojë për kauza bamirësie, sidomos në drejtim të strehimit social dhe ndihmës së të pastrehëve.
Ai u bë edhe më i famshëm pasi shiti shtëpitë e tij për të siguruar që Kupa e Botës në futboll për të Pastrehët 2019 të zhvillohej në Cardiff, duke paguar një pjesë të mirë të 2.5 milionë dollarëve që kushtoi kompeticioni.
Tani ylli i Hollivudit është zotuar të vazhdojë të përdorë paratë që fiton nga aktrimi për të financuar më shumë projekte. “Çuditërisht u ndjeva mirë pasi shita shtëpinë dhe financove këtë kupë bote dhe do ta bëj sërish në të ardhmen”.
“Unë në thelb e kam kthyer veten në një organizatë bamirëse, një aktor jofitimprurës”, tha ai.