Aktori Petrit Malaj dekretohet ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë
Petrit Malaj do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga Presidenca e Shqipërisë, ku ka njoftuar për dekretimin e disa ambasadorëve të rinj nga presidentit Begaj
Malaj do ta zëvendësoj Qemal Minxhozin si ambasador i Shqipërisë në Kosovë
Njoftimi i Presidencës
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekretoi sot lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:
Lirohet z. Qemal Minxhozi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.
Lirohet z. Saimir Bala nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.
Lirohet z. Ilirian Kuka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.
Lirohet z. Ilir Tepelena nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.
Lirohet z. Pëllumb Qazimi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.
Lirohet znj. Enkeleda Mërkuri nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.
Lirohet znj. Elida Petoshati nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.
Lirohet znj. Shpresa Kureta nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.
Emërohet z. Petrit Malaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.
Emërohet z. Ilir Hysa, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.
Emërohet z. Ilir Tepelena, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.
Emërohet znj. Enkeleda Mërkuri, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.
Emërohet z. Oljan Kanushi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.
Emërohet znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.
Emërohet z. Sokol Dedja, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.
Kush është Petrit Malaj?
Petrit Malaj u lind në Vlore (Orikum) më 12 dhjetor, 1961. Ne vitin 1985, pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin “Aktor” në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik ne Akademinë e Arteve, Tiranë), menjëherë emërohet pedagog në kete Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare. Gjate viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (France), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj.
Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.
Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve si rezultat i proçesit zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik dhe studentë të Akademisë së Arteve, duke u dekretuar më 8 janar 2008, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Bamir Topi, Rektor i të vetmit institucion artistik publik të arsimit të lartë në Shqipëri.
Petrit Malaj është anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues – Radio Televizioni Publik Shqiptar.
Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilesine e pjesemarresit, lektorit apo drejtuesit te sesioneve teoriko-profesionale (Lisbone, Shkup, Prishtine, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).
Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku vecohen: medalja “NAIM FRASHËRI” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë per rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe te tjera diploma e dëshmi te ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor.
Në vitin 1987 Malaj u martua me aktoren Aneta me të cilën kan dy fëmije (Erionin dhe Dartin) dhe sëbashku jetojnë në Tiranë.