Aktori që vdiq nga Covidi kishte refuzuar që ta luante rolin e një snajperisti serb
Aktori tashmë i ndjerë, Luran Ahmeti, në një rast kishte treguar si nuk pranoi të shkonte në audicion për një rol në filmin “Behind enemy lines”.
Bëhet fjalë për vitin 1999 ku po xhirohej ky film, Ahmeti atë kohë sapo kishte mbaruar Akademinë ndërkohë në Kosovë sapo kishte përfunduar lufta.
Pasi kishte shkuar në audicionin e parë, është përzgjedhur për një audicon tjetër për rolin e tretë në film, që do mbahej në Çeki, ku do i paguheshin rruga, mëditjet, 400 dollarë dita dhe katër ditë kishte punë, për rolin e snajperistit serb.
“Nuk do të thotë që do e kisha fituar audicionin, por nuk shkova, sepse sapo kishte mbaruar lufta në Kosovë, sapo e kisha përfunduar akademinë dhe drejt me luajtur çetnikun, dhe mu lidh diçka, thash të gjithë kanë me më mbajtur mend si serb”, kishte deklaruar ai.