Aktori serb: Ekzistenca e Vuçiqit varet nga temat për Kosovën
Sergej Trifunoviq, aktor dhe ish-kryetar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, e ka quajtur gjyshe Aleksandar Vuciqin.
Ai thotë se presidenti serb është bërë njeri monoton që vazhdimisht e përmend Kosovën në daljet e tij publike dhe sa herë që ka fushata zgjedhore në Serbi.
Monoton, sipas tij, është bërë edhe çështja e rezolutës për Srebrenicën dhe gjëra të tjera kombëtare që janë tema të ripërsëritura në Serbi.
“Çfarë ka të re këtu? Me ato tema kanë ardhur në pushtet, me ato tema ekzistojnë. Për çfarë do të flasë gjyshja veç ëmbëlsirave”, ka thënë aktori, i cili së fundmi është arrestuar nga autoritetet sepbe për posedim të disa gramëve marihuanë.
Sipas aktorit serb, arrestimi i tij nuk do të ndodhte nëse ai do të ishte pjesë e partisë së Vuciit, në SNS.
Kjo pasi thotë se po të ishte në atë parti, atij do ti shkonte marihuana në shtëpi.
“Nëse do të isha anëtar i SNS, as nuk do të kishit dëgjuar për të. Më sillnin marihuanë në shtëpinë time, nuk do të duhej të dilja jashtë”, ka ironizuar aktori. /Radar