Aktori turk akuzohet për dhunë ndaj partneres së tij
Një ndër aktorët më të njohur në Turqi, Ozan Guven është akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, Deniz Bulutsuz.
Mediat turke kanë publikuar fotot e saj, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.
Sipas tyre shkak për dhunën e ushtruar është bërë një bisedë në restorantin ku po darkonin me miqtë e tyre. Mendohet se Deniz ka përmendur ish-të dashurin e saj dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak aktorit. Debati ka vazhduar edhe në shtëpi dhe ka arritur deri në dhunë fizike.
Pas denoncimit të kryer, gjykata mori vendimin që për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij.
Güven i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet dhe shprehet se edhe ai ka një raport mjekësor, pasi ajo ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Aktori shtoi se kur i tha Bulutsuz se donte të shkëputej me të, ajo tha: Unë do të të turpëroj para gjithë Turqisë. Unë do të them se ti je një burrë që rreh gratë./tvklan.al/