Aktori turk blen shkollën ku kishte kryer filloren dhe e shkatërron

05 maj 2024 | 20:19

Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul bleu shkollën ku kishte bërë filloren dhe më pas e shkatërroi ndërtesën.

Ai postoi në llogarinë e tij në Instagram foto nga rrënojat.

“Mësuesit e mi të shkollës fillore gjithmonë më rrihnin, kështu që unë bleva shkollën dhe e shkatërrova plotësisht. Le të jetë në këtë gjendje si traumat e mia të përkeqësuara”, shkruan Ertugrul.

Disa e kritikuan dhe disa të tjerë e mbështetën veprimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U raportua para disa ditësh se një police nga Rahoveci…