Aktori turk me famë botërore, pritet nga ministri Gashi
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sit në takim një delegacion turk të kryesuar nga aktori me famë botërore, Tolgahan Sayisman,.
Në një konferencë të përbashkët me aktorin turk, Gashi ka deklaruar se Tolgahan Sayisman po qëndron në Kosovë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë në mes të Kosovës dhe Turqisë.
“Tolgahan qëndron në Kosovë me arsyen dhe qëllimin e bashkëpunimit në të ardhmen duke pasur parasysh që Kosova, ka pasur një progres jashtëzakonisht të madh në zhvillim e kulturës në këto dy vitet e fundit. Kemi pasur zhvillime në shumë fusha veçanërisht në atë të kinematografisë dhe besoj që fuqishëm që zoti Tolgahan një emër i njohur por edhe një emër që do të kontribuon për bashkëpunim, duke pasur parasysh që para më pakë se dy viteve e kemi nënshkruar edhe një marrëveshje me ministrinë e kulturës së Turqisë për bashkëpunime në fushën e kinematografisë dhe tani dhe tani ka ardhur momenti që ti konkretizojmë disa prej projekteve në ditët dhe muajt në vazhdim”, ka deklaruar ai, raporton “EkonomiaOnline”
Kurse, Tolgahan Sayisman ka falënderuar ministrin Gashi për ftesën që të vizitojë Kosovën, ndërsa u shpreh i lumtur që është “Ambasador i Kulturës” dhe për bashkëpunimin e mirë të kinematografisë turke dhe kosovare.
“Kam ardhur me ftesën e ministrit të kulturës këtu, jam shumë i gëzuar që ndodhem këtu herën e fundit para 4 viteve kam qenë këtu atëherë jam pritur shumë mirë prapë po ballafaqohem me interesimin e ngrohtë”, ka deklaruar aktori turk, duke treguar për arsyet e vizitës në Kosovë.
“Javën e kaluar është realizuar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Turqisë dhe Kosovës, dhe ftesa që më është bërë që të vijë këtu pas realizimit të asaj marrëveshje në cilësinë e ‘Ambasadorit Kulturor’ mua më ka nderuar shumë, sepse gjysmën e familjes e kam shqiptare”, ka deklaruar ai.