Aktori vushtrrias Fazli Muharremi me monolog kushtuar Blerim Zhabarit
Mëngjesi i 6 korrikut solli lajmin e rëndë të vdekjes së luftëtarit të lirisë, njërit nga djemtë më të rinj që i ishte bashkuar luftës çlirimtare nga okupatori serb, dhe tash drejtor i Gazetës Online Veriu.info, Blerim Zhabari.
Veprimtaria e Blerimit kërkon faqe të tëra për tu shpalosur deri diku, pasi as ato faqe nuk janë të mjaftueshme për ta pasqyruar ashtu si ishte, e pastër dhe përplot ideal deri në frymën e fundit.
Një nga shokët e Blerimit dhe aktori, Fazli Muharremi – Tali i ka kushtuar atij një monolog së bashku edhe me shokët tjerë që nuk jetojnë më, Lulzimin, Behramin dhe Bekimin.
Mbrëmja poetike-artistike në Vushtrri për “Ditët e Diasporës” ka qenë aktivitetin në të cilin është prezantuar monologu kushtuar këtyre figurave.
Ky monolog prezanton një formë të veçantë artistike për të prezantuar veprimtarinë e këtyre djemve të rinj, në kohën kur ishtë më së vështiri të veprohet e kundërshtohet: