Aktorit Jeremy Renner iu thyen mbi 30 kocka pas goditjes nga makina për pastrimin e borës

22 janar 2023 | 08:46

Aktori i Hollivudit, Jeremy Renner, ka thënë se ka thyer më shumë se 30 kocka në trupin e tij, kur u godit aksidentalisht nga një makinë e pastrimit të borës në ditën e Vitit të Ri.

Duke dhënë një përditësim për rikuperimin e tij, aktori i Avengers tha se “stërvitjet e tij në mëngjes, të gjitha rezultuan se kanë ndryshuar për këto vite të reja qe priten të vijnë”, dhe shpërndau një fotografi të shtrirë në një shtrat spitalor.

Renner pësoi një traumë të hapur në gjoks dhe lëndime ortopedike, teksa pastronte borën jashtë shtëpisë së tij në Nevada. Për ditë të tëra, gjendja e tij llogaritej si kritike.

Në Instagram ai shkroi se incidenti kishte qenë një “tragjedi për të gjithë familjen time”, por ishte shndërruar në “dashuri bashkuese të veprimit”.

“Këto 30 plus kocka të thyera do të shërohen, do të forcohen ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë”, shkroi ai, duke falënderuar të gjithë për “mesazhet dhe kujdesin e tyre”, shkruan BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me…