Aktorit të njohur i lind djalë, i përtërin emrit e të atit
Aktorit Dardan Gashi sot i ka lindur djalë. Ai ka përtërirë emrin e babit të vet, shkrimtarit Adem Gashi, te pasardhësi më i vogël i familjes. Në llogaritë e veta në rrjete sociale, aktori Gashi ka shkruar: “Ademi është njeriu i parë në tokë, babai i njerëzimit, dhe si popull ne kemi një lidhje të fortë me këtë emër. Liria e Kosovës lidhet ngusht me dy Adema, Adem Jashari dhe Adem Demaqi. Por, ky emër ka një kuptim edhe më të veçantë për mua, sepse Ademi është edhe babai im. Ky emër na ka munguar në shtëpinë tonë që nga vdekja e babait, por më 22 shtator, Zoti na dhuroi një Adem të ri në familjen tonë. Shpresoj që ai të mbartë me krenari emrin e këtyre njerëzve të mëdhenj. O Allah, jepi të mira dhe bëje djalin tim, vëllain e Nilit e Harunit, prej Ademave të ndritur”.
Portret digjital i shkrimtarit Adem Gashi punuar nga gazetari dhe artisti Besnik Hamiti