Aktorja 55 vjeçe, Halle Berry shfaq fizikun, ndez rrejtët sociale
Halle Berry po dëshmon edhe një herë se për të mosha është vetëm një numër.
Aktorja, 55 vjeçe, shfaqi sërish fizikun e saj në Instagram gjatë fundjavës, në përpjekje për të frymëzuar të tjerët që të jetojnë shëndetshëm.
“Gjeje çfarë? E premtja e fitnesit po rikthehet!”, ka shkruar Berry në mbishkrimin e parë të një serie fotosh në bikini teksa ishte në plazh së bashku me trajnerin e saj.
“Unë dhe Peter Leethomas nuk kemi punuar dhe nuk kemi qenë bashkë për një kohë … por jemi rikthyer, gati t’ju japim më shumë argëtim dhe këshilla të së premtes në fitnes dhe të vazhdojmë t’ju inkurajojmë gjatë rrugëtimit tuaj të fitnesit!””, ka thënë tutje ylli i filmave.
“Asnjë justifikim… ju keni një javë për t’u përgatitur! Le të rishqyrtojmë këtë së bashku! Gëzuar të premten e fitnesit!”, përfundoi ajo shkrimin.
Në një fotografi të veçantë, Berry tregoi këmbët e saj të tonifikuara ndërsa hidhej lartë dhe tregonte fizikun e përkryer, shkruan PageSix.
Në tetor 2020, Berry zbuloi arsyen pse vendosi të niste një udhëtim serioz fitnesi.
“Ndihem dhe dukem më e re se kurrë, sepse po punoj sepse dua të jem aty për fëmijët e mi”, tha aktorja gjatë një interviste.
“Unë dua të jem pranë nipërve të mi, dhe jo vetëm t’i shoh ata të lindin … dua t’i shoh ata të rriten”, shtoi tutje Halle.
Edhe pse ylli i “Catwoman” ka qenë gjithmonë në formë të shkëlqyer, Berry tregoi në vitin 2019 se ajo kishte formësuar barkun për herë të parë për shkak të regjimentit të saj të rreptë.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të vendosësh një qëllim dhe ta mbash atë,” shkroi Berry atë kohë.
Aktorja është nënë e dy fëmijëve, ndërsa aktualisht po shijon romancën me producentin, Van Hunt.