Aktorja Brigitte Nielsen, shtatzënë në moshën 54-vjeçare
01 qershor 2018
| 10:17
Brigitte Nielsen ka bërë me dije se është shtatzënë dhe se së shpejti ajo dhe bashkëshorti i saj Mattia Dessi do të bëhen prindër.
Aktorja 54-vjeçare tregoi këtë lajm të mirë në “Instagram” me një fotografi ku edhe shihet se sa shumë i është fryrë barku. “Familja po rritet”, ka shkruar ajo.