Aktorja e famshme bën ushtrime fizike me djalin e porsalindur
17 shtator 2018
| 12:05
Aktorja e famshme Eva Longoria solli në jetë fëmijën e parë Santiago Enrique në qershor. Por, kjo nuk e ka ndaluar aktoren t’i kushtojë kohë vetes.
Ylli i Hollywoodit është fotografuar duke bërë ushtrime fizike me të voglin e saj në një park të Gold Coast. 43-vjeçarja mban djalin në krahë dhe ushtrohet në natyrë. Eva shihet e veshur me kostum sportiv të zi dhe tepër e relaksuar derisa shijon çdo çast me Santiagon.