
Aktorja e famshme kandidon për guvernatore të Nju Jorkut
21 mars 2018
| 10:32
Ka hequr dorë nga kinematografia për t’iu përkushtuar një fushe tjetër të rëndësishme siç është politika.
Bëhet fjalë për aktoren protagoniste të serialit ‘Sex and the City’, Cynthia Nixon, e cila ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidohet për guvernatore të Nju Jorkut.
Lajmin e bëri me dije vetë aktorja nëpërmjet rrjetit social në “Twitter”. “Unë e dua Nju Jorkun dhe sot shpall kandidaturën time për guvernatore”, ka shkruar ajo.