Aktorja e famshme me origjinë ukrainase flet për gjendjen në vendlindjen e saj
Mila Kunis po flet për rrënjët e saj ukrainase. Aktorja 38-vjeçare foli për “Conversations Above the Noise”, ku diskutoi pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës.
Në fillim të këtij muaji, Mila dhe burri i saj Ashton Kutcher njoftuan se do të dhuronin 3 milionë dollarë për ata që janë prekur nga pushtimi rus në Ukrainë.
“Unë jam ndjerë gjithmonë si një amerikane. Njerëzit thoshin ‘Oh, ju jeni kaq evropianolindor’, tha aktorja ndërsa shtoi më tej: “Nuk mund të shpreh apo shpjegoj atë që më ndodhi, por krejt papritur u thashë ‘O Zot, ndihem si pjesë e zemrës sime është thyer. Ishte ndjesia më e çuditshme”, tha aktorja.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se mendonte se ishte e rëndësishme të mos fajësohej populli rus për atë që po ndodh në Ukrainë.“Nuk mendoj se duhet ta konsiderojmë popullin rus armik. Unë vërtet dua ta theksoj këtë. Nuk mendoj se kjo është thënë mjaftueshëm në shtyp.