Aktorja e famshme rrëfen eksperiencën e frikshme me të dashurin: Përjetuam ferrin

14 korrik 2021 | 13:06

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë realizuar së fundmi një udhëtim plot aventua në Costa Rica. E ftuar në “Jimmy Kimmel Live!” Megan tregoi se ata të dy fluturuan në Amerikën Qendrore për të pirë “ayahuasca”, një çaj psikoaktiv, që shkakton halucinacione dëgjimore dhe vizuale dhe thuhet se trajton sëmundje të ndryshme si ankthi, trauma etj.

Fox shpjegoi se ata shkuan në një vend të njohur nga personat e famshëm që kërkonin të shkonin në një udhëtim shpirtëror, por zbuluan se ishte thjesht “xhungël”.

“Mendoja se ishte bukur, sikur do të ishte një lloj eksperience me pesë yje. Por ju arrini atje dhe jeni me të vërtetë në mes të xhunglës dhe nuk mund të hani pas orës 1 të drekës. Ju duhet të ecni në një distancë shumë të largët për të marrë ujin tuaj dhe nuk mund të bëni dush sepse ata janë në një shkretëtirë. Nuk kishte asgjë joshëse”, tregoi Fox.b

Ajo shpjegoi se eksperienca e tyre filloi me një grup prej 20 personash të tjerë duke vjellë pasi kishin pirë çaj.

“Dhe ju duhet të villni derisa t’ju lejojnë të ktheheni me të gjithë të tjerët“, tha Fox, duke pranuar që ajo dhe reperi i “Bloody Valentine” ishin skeptikë që në fillim. Më tej tregoi se kjo zgjat tre netë dhe natën e saj të dytë e konsideroi ferr.

“Përjetësia është torturë në vetvete, sepse nuk ka asnjë fillim, mes ose fund. Kështu që ju keni një vdekje të vërtetë vetjake,”tregoi ajo.

35-vjeçarja tha se terapia shkon drejtpërdrejt në shpirtin tuaj dhe ju çon në burgun psikologjik në të cilin mbani veten. “Pra, është versioni juaj i ferrit, dhe unë patjetër që isha atje”, shtoi Fox.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja ka hequr dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me…