Aktorja e famshme rrëfen skenat seksi me Antonio Banderas: Kisha frikë…
16 shkurt 2021
| 11:01
Ajo u bë një emër i famshëm pas rolit të saj të shkëlqyeshëm në “Desperado” në ’95. Është fjala për aktoren e famshme të “Hollywood”-it, Salma Hayek.
Kjo e fundit ka pranuar se xhirimet e disa skenave të caktuara ishin më shumë se nervoze, teksa bisedoi me me Dax Shephard dhe Monica Padman në “Armchair Expert”.
Salma ka shtuar se asaj nuk i ishte thënë se do të kishte një skenë të tillë në rolin e saj. “Kur nisëm që të xhironim, nisa të qaja… Nuk e dija se mund ta bëja atë”, tha ajo.
“Një nga gjërat që kisha frikë ishte Antonio – ai ishte një zotëri absolut dhe kaq i mirë, dhe ne jemi akoma miq shumë të ngushtë – por ai ishte shumë i lirë. Më trembi kjo gjë, pasi për të kjo skenë nuk ishte asgjë”, shtoi Salma.