
Aktorja e famshme shpallet “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 nga revista “People”
62-vjeçarja rrëfen me sinqeritet për rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit, bukurisë së brendshme dhe suksesit të fundit në karrierë
Aktorja e famshme, Demi Moore, është shpallur ‘Gruaja më e bukur në botë’ për vitin 2025, nga revista prestigjioze “People”.
62-vjeçarja rrëfen me sinqeritet për rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit, bukurisë së brendshme dhe suksesit të fundit në karrierë me filmin horror, “The Substance”, i cili i solli çmime të rëndësishme si “Golden Globe” dhe “Screen Actors Guild”.
Në një intervistë për këtë numër special, aktorja e famshme ndan reflektime të thella mbi jetën e saj, përfshirë një fëmijëri të vështirë, sfidat në marrëdhëniet personale dhe përvojën si nënë e tre vajzave, Rumer, Scout dhe Tallulah, të cilat i ka me ish-bashkëshortin Bruce Willis.
Demi Moore thekson rëndësinë e pranimit të vetvetes dhe bukurisë që vjen nga përvoja dhe pjekuria.
Familja dhe miqtë e saj kanë reaguar me entuziazëm ndaj këtij nderimi. Vajzat e saj kanë shprehur krenarinë dhe dashurinë për nënën e tyre në rrjetet sociale, ndërsa Emma Heming Willis, gruaja aktuale e Bruce Willis dhe mikesha e ngushtë e Moore, ka vlerësuar bukurinë dhe forcën e saj të brendshme.