Aktorja e famshme zbulon partneren e re: Po kërkoja një princ Disney por më doli një princeshë
Aktorja e famshme, Rebel Wilson, ka zbuluar së fundmi është në një romancë të re. “Mendova se po kërkoja një princ Disney… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një princeshë Disney??? #loveislove”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, teksa ka postuar foto me partneren e saj.
Ylli duket se nuk ka pëlqime vetëm për gjininë e kundërt por tashmë ka zbuluar se ka afeksion edhe tek femrat.
Një mik i saj ka treguar për “People”: “Rebel është në një vend të mrekullueshëm dhe nuk e kanë parë kurrë më të lumtur”.
“Ne folëm në telefon për javë të tëra para takimit. Dhe kjo ishte një mënyrë shumë e mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin,” tha ajo, duke shtuar: “Ishte pak e vjetër në këtë kuptim por shumë romantike.”
“Mendoj se duke kaluar nëpër procesin e gjetjes së më shumë vetëvlerësimit, mendoj se mirë të kesh dikë që ndihet si një partner i barabartë dhe të jetë në një marrëdhënie të shëndetshme”, shtoi Wilson.
“Ka pasur raste – nuk po them me të gjithë ish-të e mi, ata janë të mrekullueshëm – por ka pasur disa raste që unë ndoshta po e duroja atë që nuk duhej ta kisha. Kështu që është ndryshe të jesh në një marrëdhënie vërtet të shëndetshme”, ka thënë aktorja, lidhja e fundit e saj ka qenë me Jacob Busch, familja e të cilit themeloi kompaninë e birrës Anheuser-Busch.