Aktorja e Hyrremit te “Sulejmani i Madhërishëm” ndan lajmin e gëzueshëm për jetën e saj
08 shtator 2020
| 12:15
Aktorja e njohur gjermane, Meryem Uzerli e cila luan rolin e Hyrremit te seriali i famshëm “Sulejmani i Madhërishëm” ka ndarë me publikun një lajm të gëzueshëm për jetën e saj.
Në një intervistë për revistën “Zamazingo”, Meryem tregoi se është 5-muajshe shtatzënë dhe po pret një vajzë.
“Jam 5-muajshe shtatzënë. Pres që beben ta lind në janar. Lara prej kohësh dëshironte një motër”,-tha aktorja.
Meryem Uzerli është nënë e një vajze 7 vjeç me emrin Lara. Aktorja tani është shpërngulur në Berlin ku ka hapur një bar kafe ndërkohë vazhdon edhe profesionin e saj, aktrimin.