Aktorja e njohur dhuron 1 milion dollarë për Los Anxhelosin
Aktorja Jamie Lee Curtis, e cila është në mesin e të famshmëve që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve në Kaliforni, njoftoi se familja e saj do të dhurojë 1 milion dollarë si ndihmë.
Në një postim në Instagram, tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori dhe regjisori Christopher Guest dhe fëmijët e tyre, do të fillojnë një fond për ta mbështetur “qytetin tonë të madh, shtetin tonë dhe njerëzit e mrekullueshëm që ata jetojnë këtu”.
Curtis tha, gjithashtu, se ajo është në kontakt me zyrtarët për të përcaktuar se ku duhet të drejtohen ato fonde për të pasur ndikimin më të madh.
Ajo e shoqëroi postimin e saj me një foto të tymit që ngrihet mbi skelën e famshme të Santa Monica.
Curtis është ndër yjet e filmit dhe televizionit që jeton në Pacific Palisades, një zonë e shtrenjtë buzë plazhit të Los Angeles, ku një zjarr i madh, jashtë kontrollit ka shpërthyer që nga e marta.