Aktorja e njohur kineze gjobitet për evazion fiskal
04 tetor 2018
| 11:30
Aktorja kineze Fan Bingbing është gjobitur me një shumë të majme për shkak se ka kryer evazion fiskal. Lajmi vjen tre muaj pasi ylli aziatik i filmave nuk ishte parë më në publik. Fan, e cila është një nga aktoret më të paguara në Kinë, do t’i shpëtojë burgut nëse gjoba paguhet në kohën e duhur. Mendohet se aktorja e famshme kishte një kontratë ku shkruhej fitimi i saj i vërtetë dhe një tjetër që u paraqitej autoriteteve, me një shifër shumë më të ulët.