Aktorja e njohur kineze rikthehet në rrjetet sociale
06 shkurt 2019
| 11:28
Aktorja kineze, Fan Bingbing, është rikthyer në rrjetet sociale, pas një pauze që nga maji i vitit 2018.
Ajo ka bërë dy postime në gjuhën kineze që përkthehen ‘Gëzuar Vitin e Ri! Shumë shëndet! Ju dua”.
Ka qenë një periudhë e vështirë për 37-vjeçaren, për të cilën thuhet se kishte borxh 128 milionë dollarë në taksa, tarifa dhe gjoba shtesë.