Aktorja e njohur tregon si i humbi 13 kilogramë
25 shkurt 2019
| 11:27
Sherri Shepherd ka zbuluar se si i humbi 13 kilogramë.
“Unë kurrë nuk kam ndarë fotografi për të treguar trupin tim pa rroba, por dua ta ndajë me ju se si jam dukur dhjetë muaj më parë dhe përparimin që kam bërë që nga prilli i vitit të kaluar”, ka shkruar aktorja në “Instagram” së bashku me fotografitë para dhe pas në udhëtimin e saj të humbjes së peshës.
Aktorja 51-vjeçare zbuloi se ajo peshonte 85 kilogramë në vitin 2018 dhe tani ajo është në mes të 72-73 kilogramëve. “Vetëm dua t’ju inkurajoj që të merrni hapa drejt shëndetit tuaj, më shumë ujë, më shumë gjumë, ushtrim, meditim, lutje, falje, më pak sheqer, një vit”, ka shkruar Sherri Shepherd.