Aktorja Ismajli qan shkaku i politikanëve
24 mars 2020
| 08:21
Aktorja Anisa Ismajli po i përjeton rëndë mosmarrëveshjet e politikës për menaxhimin e krizës me koronavirusin. Në një video dërguar portalit “KultPlus”, e ku flet gjatë gjithë kohës duke qarë, thotë se nuk e kupton politikën se si po vepron kështu edhe në këto çaste kur nga vendimet e tyre saj varen jetët e dy milionë njerëzve. “Kush na ka mallku deri në këtë masë?! Kjo kastë politike nuk është në tokë të bukës. Po do me më dalë zemra prej vendit”, thotë aktorja Anisa Ismajli.
https://www.facebook.com/kultpluscom/videos/888650598252375/