Aktorja që e luan murgeshën e tmerrshme: Kolegët më frikësoheshin
Horrori ‘The Nun’, i cili po shfaqet në kinema që nga shtatori, është paralajmëruar si vazhdimi më i errët dhe më i tmerrshëm i franshizës më të frikshme ndonjëherë, ndërsa në të rolin kryesor të murgeshës e luan Bonnie Aarons (39). Amerikania e kishte një fillim të vështirë të karrierës së aktrimit për shkak të pamjes ‘e cila nuk i përmbushte standardet e Hollywoodit’ dhe rrallë fitonte role.
Bonnie u përpoq të “depërtonte” edhe jashtë Hollywoodit, por më në fund e gjeti vendin e saj në filmat horror. Ajo është më e njohur për rolin e saj në filmin ‘The Nun’, ndërsa ka luajtur edhe në filmat ‘The Conjuring 2’ dhe ‘Annabelle: Creation’.
Aarons tregoi se ishte argëtuar gjatë xhirimit të filmit të fundit për të cilin adhuruesit e quajtën ‘ikonë të horrorit’.
“Rumania është kaq e bukur. Xhiruam në kështjellat në Transilvani dhe vendxhirimi më mahniti. Ishim në vendet me histori të pasur dhe ku njerëzit vërtetë vdiqën dhe u torturuan, – tha Bonnie. Ajo shtoi se nuk kishte vendosur fare prostetikë, dhe se vetëm ia kishin ngjyrosur fytyrën për rolin e murgeshës.
“Regjisori më ndihmoi t’i nxjerr demonët nga vetja”, – shpjegoi Aarons se në këtë mënyrë e luajti rolin aq bindëse. Ajo theksoi se në vendxhirim i kishte frikësuar kolegët kur shfaqej para tyre e veshur dhe e grimosur si murgesha demonike.
“Nuk e kuptoja pse më frikësoheshin aq shumë”, – tha ajo.
Amerikania tregoi se me aktrimin merret që nga fëmijëria dhe se në të shtatëdhjetat e vonshme dhe fillim të viteve tetëdhjeta shkoi në trajnim tek aktori i ndjerë anglez George Rose. Projektet e para të Bonniet ishin reklama dhe video muzikore evropiane, por ajo thotë se është e kënaqur që ka bërë edhe filma familjar si “The Princess Diary’, por edhe filma horror.
“Mendoj se kjo është e mrekullueshme. Adhuruesit e horrorit tani e shikojnë The Princess Diary, ndërsa adhuruesit e atij filmi familjar kënaqen me horrora”, shpjegoi ajo.