Aktorja rumune që pushtoi tapetin e kuq në Venecia me bukurinë dhe buzëqeshjen e saj
Madalina Ghenea, aktorja dhe modelja rumune që nga shumëkush konsiderohet si femra më e bukur në botë dhe u quajt ‘Sophia Loren e re’, vodhi të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të edicionit të 81-të të Festivalit të Filmit në Venecia.
Aktorja u shfaq me një fustan ngjyrë bezhë me kapuç dhe prerjet në kreacion i nxirrnin në pah gjoksin e harlisur dhe këmbët e gjata.
Ajo kompletoi veshjen me bizhuteri dhe sandale floriri.
Për premierën e filmit “Joker: Folie a Deux”, Madalina zgjodhi një fustan të ngushtë dhe me temina. Ajo ishte në humor të mirë dhe ishte e lumtur të pozonte për fotografët.
Meqë ra fjala, Madelina 37-vjeçare ka luajtur rolin e saj të parë domethënës në filmin “House of Gucci” ku ka luajtur Sophia Loren dhe për shkak të pamjes së saj shumë e krahasojnë me atë aktoren e famshme italiane.
Në fillim të vitit në Netflix doli filmi “Frika e thellë”, në të cilin rolin kryesor e luan një bukuroshe rumune, por publiku nuk është tepër entuziast për këtë arritje.
Madelina ishte për një kohë të shkurtër në një lidhje me Leonardo DiCaprio dhe Gerard Butler.