Aktorja ‘shpërthen’ në lot gjatë intervistës: Shoqja ime nuk ia doli, ajo vdiq gjatë zjarreve në Los Angeles
Aktorja Jennifer Garner shpërtheu në lot gjatë një interviste me gazetaren e MSNBC, Katy Tur, ku pranoi se humbi një mike për shkak të zjarrit në Los Angeles.
“Shoqja ime nuk ia doli me kohë. Jam e trishtuar për miqtë e mi. Pa menduar, mund të përmend njëqind prej tyre që humbën shtëpitë e tyre”, tha Garner.
Gjatë bisedës, Garner kujtoi gjithashtu se si dukej rruga dhe lagjja ku jetonte shoqja e saj. Së bashku me të në intervistë mori pjesë shefi i kuzhinës Jose Andres, i cili është themeluesi i organizatës joqeveritare World Central Kitchen, e cila u siguron ushqim të prekurve nga zjarret në të gjithë Los Angelesit.
Gjithashtu, Jennifer Garner iu bashkua vullnetarizmit për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për zjarrfikësit që luftonin zjarret në Los Angeles.
Garner ka qenë ambasador i Save the Children për 15 vjet dhe është i përfshirë shpesh në disa organizata jofitimprurëse në zonë. Ajo dhe ish-bashkëshorti Ben Affleck bashkuan forcat gjatë Ditës së Falënderimeve për të ndihmuar në ushqimin e 2000 njerëzve të pastrehë në Los Angeles.
Më shumë se 100,000 njerëz deri më tani janë evakuuar nga zonat e prekura pasi zjarret vazhdojnë të rriten për shkak të erërave të forta. Zjarret shkatërruan rreth 30,000 hektarë tokë, duke lënë mijëra ndërtesa në gërmadha. /Telegrafi