Aktorja shqiptare në Zvicër, dhuron respiratorë në Tiranë
Çdo herë e më shumë shqiptarë po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune.
Veçmas një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në Zvicër po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme. Ndihma e tyre karshi vendit të lndjes nuk ka munguar asnjëherë, së fundmi, aktorja e njohur shqiptare në Zvicër, Zhaklina Dhimojani Blättler, dhuron disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, transmeton tutje albinfo.ch.
Duhet theksuar se aktorja e njohur për publikun shqiptar është larguar nga Shqipëria në vitet 90 dhe gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në diasporë si dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën. /Albinfo.ch.