Aktpadia e ngritur nga Gjakoviqi

01 nëntor 2018 | 12:36

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /10/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

 Ramadan Topalli akuzohej:

VIII

Për sa i përket te pandehurit Ramadan Kadri -Topali, si mbas pohimeve te tija dhe tregimeve te anëtarëve te Komitetit të Rrethit Prizren dhe te tregimit te pandehurës Laura Shmani, prej këtyre shihet qartazi qe i pandehuni Kadri ka qene korrier qe ka mbajtur ndërlidhjen ne mes te Komitetit Ballist te Rrethit te Prizrenit e te Komitetit Ballist te Prizrenit nga njëra ane dhe te bandave të arratisur balliste nga ana tjetër. I pandehuni Kadri ka shkua shumë here te bandat e arratisura dhe u ka dërgua informata, armatim, municion e materiale të ndryshme dhe prej atyre ka prua udhëzime për sa u përket bandave te malit ne lidhje me Komitetet e lartpërmendura. Ai ka pohua qe e ka shoqërua Laura Shmanin dhe Nesibe Zhurin me i takua me Kapiten Riza Aliun dhe me i kthye prapë ne vend. Aj ka marrun pjesë ne te tri konferencat e zhvilluara ne Prizren dhe n’afërsi të Prizrenit ne mes anëtarëve te Komitetit dhe te bandave t’armatosura. Aj personalisht ka shoqërua kapiten Riza Aliun Kryetarin e një bande balliste te arratisur dhe po në at kohë ka bë roje ne vend ku bisedojnë e gjinden te mos diktohet.

Pra këto faje te bame nga ana e te pandehurit janë të qarta e te pakontestueshme.

Rushdi Kabashi, Shefqet Kajtazi akuzohen:

IX

Si mbas pohimeve të pandehurit Rushdi Kabashi, Shefqet Kajtazi se porsa kishte kapitullua 1talija, ka arritur me zotërua një radio-aparat transmetues (dhënës), i cili i kishte ruajtur duke e fshehur nen toke, dhe ne muajin maj – qershor te këtij viti, ka marr lidhje me një nga Kryetaret e bandave të arratisura te quajturit Salih Zhuri, me qellim qe ketë radio-aparat ta riparonte brenda tri ditëve e ta lente ne dispozicionin e bandave qe ne ketë mënyre te kenë mundësin me ra ne marrëveshje me vendet e huaja. Pra ka qene i lidhur e bashkëpunues me ta dhe si i tillë asht marr një pune kaq delikate, cila donë mjeshtri. Prandaj faji i tij asht i  pakontestueshme.

Në bazë të akuzës së paraparë, konsideroj qe asht me vend dhe e justifikueshme e ligjësish. Prandaj për sa u tha ma sipër propozoj qe te gjithë të pandehurit te deklarohen fajtorë, për fajet e sipër treguara ne diapozitivin e kësaj pretence (akuze) dhe të caktohet dënimi i meritueshëm.

Propozojë që për të pandehurit t’aplikohet Ligji mbi fajet kundra Shtetit dhe popullit, si ma i mëshirshëm se ligji i ma përparshëm (mbi rregulloret e Gjyqeve ushtarake të datës 24 maj 1945), pse ligji i më përparshëm – rregullore – parashihte dënimin me burgim te rëndë dhe me punë te detyrueshme te rënda, të cilat ne e nuk ekzistojnë, ligji i më përparshëm nuk lejonte te drejtën e ankimit mbi vendimin gjyqësor, ndërsa mbi fajet kundra popullit dhe shtetit, parasheh të drejtën e resursit mbi vendimin gjyqësor.

 

-P R O C E S – V E R B A L –

Aktpadia e ngritur nga Gjakoviqi

Prokuroria Publike e Kosovës-Metohisë me ankesën e saj Nr. 99/45, dt. 11 shtatuer 1945, i solli kësaj gjykate të gjitha aktet relative te dosjes  që i përket të pandehurve të rreshtuam:

  1. Halim Spahija, 2. Tahir Deda, 3. Fehim Ibrahimi, 4.Hasan Rrustemi, 5. Abdyl Rexhepi, 6. Maliq Balija, 7. Basri Sallkoviqi, 8. Qamil Jemini, 9. Sadik Mehmeti, 10. Ibrahim Abdyli, 11. Muhamet Veseli, 12. Xhemil Fluku, 13. Abdullah Hajrullahu, 14. Abdullah Hamza, 15. Sinan Hazëri, 16. Rifat Krasniqi, 17. Kajtaz Ramadani, 18. Ahmet Dërguti, 19. Kadri Minushi, 20. Sheh Muhedini, 21. Vahid Mustafa, 22. Rexhep Avdullahu, 23. Kadri Ramadani, 24. Ruzhdi Kabashi dhe të arrestuarit prej burgu Sefedin Ahmeti si dhe të pandehurave: Laura Shmani, Nesibe Zhuri, Gjuliana Matej, Mane Shyti, Luqije Bashota, Çeçile Krasniqi, Roza Mjeda, Mrika Gjoka e Roza Cuki, të akuzuam për faje të konsumues ne dëm të shtetit dhe popullit dhe kërkohet gjykimi i tyre para kësaj gjykate ne mbështetje të dispozitave  të Ligjit mbi krimet kundra popullit dhe shtetit.

Këto akte pasi u regjistruan në Librin Themelor të Çështjeve Penale, për shikim të kësaj çështjeje, u caktua dt. 20. IX. 1945, ditën e ejte, ora 9 para dite.

Prizren, me 16.IX. 1945

Sekretari: Mustafë Biçoku

Kryetar: Hivzi Sylejmani

 

PROÇESVERBAL NGA DATA 20 TETOR 1945

 

Sot ditën e orën e caktuar për shikim të kësaj çështjeje, trupi gjykues, t’ue qenë i formuam prej:

  1. Hivzi Sylejmanit – Kryetar
  2. Qamil Brovinës – anëtar
  3. Kolë Shirokës – anëtar

Në prezencën e Prokurorit Publik Ali Shukria dhe me asistencën e Sekretarit Mustafa Biçoku, u mblodhën në sallën e shtëpisë së kulturës te këtij qyteti.

U sollën të pandehurit prej burgu nën rojën e sigurta, dhe mbasi u vuan në vendin e posaçëm, filloi gjyqi botërisht dhe me dyer të hapura.

U këndua shkresa e Prokurorit Publik Nr. 99/45-2, dt. 19 shtator 1945 me të cilën PP tërheq ankimin e bamun kundër të pandehurave: 1. Laura Shmani, 2. Nesibe Zhurit, 3. Gjuliana Mateji, 4. Mane Shytit, 5. Luçija Bashotës, 6. Çeçilija Krasniqit, 7.  Roza Mjedës, 8. Mrika Gjokës dhe 9. Roza Cukit.

Prokurori Publik përsëriti tekstin e aktit të sipërm

 

VENDIM:

Dhe trupi gjykues t’ue parë të arsyeshëm kërkimin e PP të shfaqun n’aktin e sipërm, vendosi vazhdimin e gjykimit vetëm për të pandehurit Halim Spahiun me shokë, dhe njëkohësisht urdhëroi kthimin e Laura Shmanit me shoqe për në burgun e këtushëm. Si u deklarua ky vendim, të pandehurat Laura Shmani me shoqe u nxorën jashtë sallës së Gjyqit dhe u dha urdhër për dërgimin e tyre në Burgun e këtushëm.

Identiteti i të pandehurve  prezent:

-I pandehuni: Halim Spahija i biri Shaqirit dhe i Tahsijes, vjeç 38 i lindur në Gjakovë, tregtar e banues në Kukës – Shqipëri, shtetas shqiptarë, i martuam me katër fëmijë. Ka kryer shërbimin ushtarak me gjendje ekonomike të mirë dhe i pa dënuam ndonjë herë.

– I pandehuni : Tahir Deda i biri i Zejnelit dhe i Esmas, vjeç 35. Nëpunës i Këshillit të Rrethit këtushëm dhe tash në fund pran Këshillit Popullor të Kosmetit, i martuar pa fëmijë, me gjendje ekonomike mesatare, shqiptarë mysliman, shtetas shqiptar, ushtrine pa kryer dhe i padenuar tjeterherë.

– I pandehun: Fehim Ibrahimi, i biri Ibrahimit dhe i Meleqe Kamberit, 45 vjeç, tregtar me gjendje ekonomike mesatare, mysliman shqiptar, nënshtetas jugosllav, i martuar me 4 fëmijë i pa dënuam ndonjëherë me shërbim ushtarak të kryem.

-I pandehuni: Hasan Rrustemi i biri i Rrustemit dhe i Hajrije Selimit, vjeç me datëlindje 1911, lindur në Gjakovë e banues në Prizren. Nëpunës pran Këshillit të  Rrethit Prizrenit. Mysliman shqiptarë, i martuar pa fëmijë, nënshtetas shqiptarë me gjendje ekonomike  mesatare, me shërbim ushtarak të kryer i pa dënuar ndonjë herë.

-I pandehuni: Abdullah Rexhepi i biri i Rexhepit dhe i Fatime Kamberit, vjeç 39, lindur në Verlen të Rrethit të Bilishti – Korçë, banues në Prizren. Nëpunës në Financën e këtushme, mysliman shqiptar, i vejë dhe ka një fëmijë, shtetas shqiptar, me shërbim ushtarak te kryem i pa dënuar ndonjë herë.

-I pandehuni: Maliq Batija (Hoxhë Batija), i biri i Balisë dhe i Nazife Maksutit, 36 vjeç, lindur në Javur, rrethi i Rahovecit, banues në Prizren. Hoxhë mysliman shqiptar, nënshtetas jugosllav i martuar me dy gra, gjendja ekonomike mesatare, ka kryer shërbimin ushtarak, i pa denuar.

-I pandehuni: Basri Sallkoviqi, i biri i Sylejmanit dhe Qamiles me datëlindje 1907, lindur e banues ne Ferizaj. Nëpunës i Vakëfit (ndërron mbiemrin Boshnjaku), mysliman, nënshtetas jugosllav i martuar ka kryer shërbimin ushtarak, i dënuar për vrasje me 16 vjet burg të rëndë, ka mbajtur katër vite burg.

-I pandehuni: Qamil Jemini i biri i Halitit dhe i Fatime Nezirit, 52 vjeç, lindur në katundin Mushëtishtë të rrethit të Suharekës, bujk, mysliman shqiptar, nënshtetas jugosllav i martuar me dy fëmijë me gjendje ekonomike mesatare, ka kryer shërbimin ushtarak dhe i padënuar ndonjë herë.

-I pandehuni: Sadik Mehmet Peqani, i biri i Mehmetit dhe i Adile Demirit, vjeç 52 nga katundi Peqan i rrethit Suharekës, bujk, mysliman shqiptar, nënshtetas jugosllav i martuar me katër fëmijë, me gjendje ekonomike mesatare me shërbimin ushtarak dhe i pa dënuar.

-I pandehuni: Ibrahim Abdyli, i biri i Abdylit dhe i Rabe Mehmetit, 46 vjeç nga katundi Budakovë i Suharekës, bujk, mysliman shqiptar, nënshtetas jugosllav i martuar me 6 fëmijë, me gjendje ekonomike mesatare me shërbimin ushtarak te kryer dhe i pa dënuar.

-I pandehuni: Muhamet Veseli, i biri i Fejzullahut dhe i Sanije Hasanit, 33 vjeç, lindur ne katundin Reqan të Suharekës, bujk, mysliman shqiptar, nënshtetas jugosllav i martuar me tre fëmijë me gjendje ekonomike mesatare me shërbimin ushtarak të kryer dhe i pa dënuar.

-I pandehuni: Xhemil Fluku i biri i Fejzullahut dhe i Sanije Hasanit, 33 vjeç lindur dhe banues në Prizren, zdrukthëtar, mysliman shqiptar, nënshtetas jugosllav me gjendje ekonomike mesatare me shërbimin ushtarak të pakryer i pa dënuar.

-I pandehuri: Abdullah Hajrullahu, i biri i Hajrullahut dhe i Nailes, 38 vjeç lindur e banues në Prizren, furrtar, mysliman shqiptar, nënshtetas jugosllav, i martuar, pa fëmijë i pa dënuar ndonjëherë dhe me shërbim ushtarak të pa kryer.

-I pandehuri: Abdullah Hamza i biri i Hamzës dhe i Lila Latifit, lindur e banues në Prizren, 58 vjeç, kafexhi, me besim mysliman, shqiptar nënshtetas jugosllav, i martuar me tre fëmijë, me gjendje ekonomike mesatare ka kryer shërbimin ushtarak, kafexhi me gjendje ekonomike mesatare i pa dënuar ndonjëherë.

-I pandehuni: Ahmet Dërguti, i biri i Haxhi Beqirit dhe Zymrite Isufit, me datëlindje 1911, lindur në Rahovec tregtar me besim mysliman, nënshtetas jugosllav i martuar ka  një fëmijë, gjendja ekonomike mesatare me shërbimin ushtarak të pa kryer, por ka qenë në radhët partizane, i pa dënuar.

-I pandehuni: Kadri Minushi, i biri i Minushit dhe Hyrë Maliqit, 40 vjeç, lindur e banues në katundin Damanek të Rahovecit, me mjeshtëri bujku. Me besim mysliman, shqiptar, nënshtetas jugosllav, i martuar me pesë fëmijë me gjendje ekonomike mesatare me shërbimin ushtarak të kryer i pa dënuar.

-I pandehuni: Sheh Muhedini i biri i Jonuzit dhe i Çelebije Asllanit, 25 vjeç, lindur e banues në Rahovec, Sheh me besim mysliman, shqiptar, nënshtetas jugosllav, i martuar ka një fëmijë me gjendje ekonomike i vobektë me shërbim ushtarak të pa kryer dhe i padënuar ndonjëherë.

-I pandehuni: Vahit Mustafa i biri i Mustafës dhe i Hatixhe Ymerit me datëlindje 1920, nga katundi Mamushë, rrethi i Rahovecit, nxënës (ndërron mjeshtërinë si mësues), shqiptarë me besim mysliman, nënshtetas jugosllav, me shërbimin ushtarak të pakryer dhe i pa dënuar.

-I pandehuni: Rexhep Abdyl Kabashi, i biri i Abdullahit dhe i Qamile Isufit, 23 vjeç, lindur në Kabash, banues në Korishë, rrethi i Prizrenit, sekretar i Këshillit Komunal të Lubizhdës, mysliman shqiptar, nënshtetas  jugosllav i pa martuar me gjendje ekonomike mesatare, ka kryer shërbimin ushtarak dhe i padënuar.

-I pandehuni: Kadri Ramadani, i biri i Ramadanit dhe i Fatime Demirit, 23 vjeç, lindur dhe banues në Prizren, Briskaxhi, shqiptar, me besim mysliman, nënshtetas jugosllav, i pa martuar i pa dënuar me gjendje ekonomike i vobektë dhe me ushtri të pakryer.

– I pandehuni:Ruzhdi Kabashi, i biri i Shyqërisë dhe Hishane Qamilit me datëlindje 1926, lindur dhe banues në Prizren, nxënës (mohon qenien mësues), mysliman shqiptar, nënshtetas jugosllav, i pa martuar me gjendje ekonomike mesatare me shërbimin ushtarak të pakryer dhe i padënuar ndonjë herë.

-I pandehuni: Sinan Hëzëri, i biri i Hazërit dhe i Tevide Nuredinit, me datëlindje 1914, lindur dhe banues në Prizren, zdrukthëtar me besimin mysliman shqiptarë, nënshtetas jugosllav, i martuar pa fëmijë, me gjendje ekonomike jo të mirë, ka kryer shërbimin ushtarak i pa dënuar.

-I pandehuni: Rifat Krasniqi, i biri i Abdyrrahmanit dhe i Dudijes me datëlindje 1017 nga katundi Mamushë i Rahovecit me profesion gjyqtar, besimi mysliman shqiptarë nënshtetas jugosllav, i pa martuar me gjendje ekonomike mesatare, ka kryer shërbimin ushtarak i pa dënuar ndonjëherë.

-I pandehuri: Kajtaz Ramadani, i biri i Ramadanit, vjeç 55 bujk nga katundi Kijevë i rrethit të Rahovecit, shqiptar i besimit mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar me tre fëmijë, i pa dënuar ndonjëherë me gjendje ekonomike të mirë, ka kryer shërbimin ushtarak dhe i pa dënuar ndonjëherë. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se qendërmbrojtësi i…