Aktualisht dhe pas rritjes, Murati tregon si duken tash ‘skemat e pensioneve të moshës’
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar në “Facebook” tabelën me shumën e re të pensioneve, që janë rritur të hënën.
“+20% rritje e pensioneve. +100 milionë euro shtesë në vit. 304,016 përfitues. Kështu do të duken skemat e pensioneve të moshës, pas rritjes”, ka shkruar Murati.
Ai, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për medie për të njoftuar për rritjen e pensioneve për 20%.
Kurti tha se janë “mbi 300 mijë veta në Republikën e Kosovës që do të përfitojmë”, me ç’rast kostoja buxhetore e kësaj tha se është “plus 100 milionë euro”.
Ai ka thënë se kjo rritje po bëhet këtë muaj, pasi duan ta fusin këtë në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, për të cilin tha se do të votohet në këtë muaj në mbledhjen e qeverisë.