Aktualisht dy presona të prekur me meningjit, gjendja e qetë

19 gusht 2023 | 12:10

Drejtori në Klinikën Infektive, Arben Vishaj, ka bërë me dije se aktualisht në Kosovë janë të prekur dy persona me Sindromën meningjeale.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, ai ka treguar se gjendja është e qetë dhe stabile sa i përket kësaj çështjeje.

Tutje, ai ka theksuar se që nga janari janë hospitalizuar mi 80 raste me meningjit, prej të cilëve asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Kujtojmë se ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një njoftim për qytetarët, ku theksohet se janë shtuar rastet me meningjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për situatën e…