Aktualiteti i tanishëm i Gjyqësisë Kushtetuese të Republikës së Kosovës
Ese, një pikë vështrim në lidhje me Gjyqësinë Kushtuese të Republikës së Kosovës
Shkruan: Mergim BEKTESHI –
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka bërë mbi një dekadë në shpatullat e saj, përkundër tensioneve politike në vend dhe zhvillimeve si një vend i ri dhe i pavarur, së pari duke fituar lirinë e popullit dhe më pastaj mëvetësia e saj në vitin 2008, formimi i Gjykatës Kushtetuese ishte trumbetim i demokracisë. Hysni Bajrami profesor në Kolegjin AAB thotë: ‘’Paraqitjen dinjitoze të saj duhet të kujdesemi që ta ruajmë si mit’’, që do të thotë vendimet e saja të jenë të pranueshme, të pakontestuara nga shtyllat e shtetit, si nga vija institucionale e presidentit, parlamentit, qeverisë, subjektet politike apo shoqërisë civile.
Në terminologjinë juridike perceptimi i gjyqësisë kushtetuese, rrjedhimisht kap një dimension më tjetër nga gjyqësitë e tjera si Gjykatës Themelor, Apelit, apo i Gjykatës Supreme. Kontesti i saj është i një dimensioni më shumë funksional dhe i besuar, që bënë apriori të ruhen apo mbrohen normat juridike. Kushtetuta e Republikës së Kosovës mbi bazën e së cilës janë degëzuar ligjet dhe formimi i shtyllave të shtetit, nga parimi i deklaratës së pavarësisë ka një zhvillim të rëndësishëm përgjatë këtyre viteve. Por çka mund të themi se është gjyqësia kushtetuese? Kjo përgjigje është relative, por me një përvojë të mirë gjykimi prodhon një lidhje të qenësishme e cila ecën përkrah kushtetutshmërisë, nga një krizë e prodhuar nxjerr gjykim profesional, në parim duket dhe duhet të jetë absolut, shumë i besuar nga të tjerët dhe vlerë për tu marrë si model.
Në referimin e konstitucionalizmit si rregullim i qeverisjes nga normat kushtetuese e cila përbënë një nga shtyllat me të mëdha të Republikës së Kosovës padyshim edhe mund të jetë shkelësi më i madh i kushtetutës, në këtë pikë konstitucionalja duhet të ketë si pikë referimi edhe tek gjykimi kushtetues. Rrjedha e shkeljeve kushtetuese ngjan edhe me presidencën që numërohet edhe si gardian i kushtetueses duke pasuar me parlamentin dhe institucionet tjera të pavarura. Kjo pasohet me kontroll abstrakt të normës që duhet të vihet në lëvizje në mbrojtje të kushtetutshmërisë nga organet qendrore si presidenca, parlamenti, qeveria dhe avokati i popullit. Në këtë referim juridik ata që bëjnë shkelje kushtetuese janë të thirrur edhe të ngrehin zërin në formën e kërkesës duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shkeljet e bëra, këtu nuk përjashtohen as gjyqtarët dhe prokurorët.
Fusha e kontrollit gjyqësor është puna e saj e specializuara në lëmin penale, civile, administrative dhe atë ndërkombëtare. Fuqizimi i këtij kontrolli e bënë të mundur harmonizimin e ligjeve si nga niveli qendror dhe ai lokal duke filluar nga komunat e deri tek mbrojtja dhe liria e të drejtave të njeriut. Kur flasim për këtë të fundit, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar edhe kërkesa për shkeljen e të drejtave të njeriut sidomos nga sistemi gjyqësor, kjo pikë nuk flet për aktvendimet apo vendimet e gjykatave dhe shkallëzimi e tyre, por për të drejtat elementare ti cilat i garanton kushtetuta në bazë të konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Kur flasim për shtetin e së drejtës pa dyshim se shumë nga studiuesit, këtë term juridik me një nocion të gjerë e lidhin pikërisht me kushtetutën apo kushtetutshmërinë, gjyqësinë kushtetuese e cila qëndron si organ i kontrollit. Institucionet e Kosovës që pas pavarësisë së saj shpesh janë ndeshur me nevojën e Gjykatës Kushtetuese nga e cila kanë kërkuar një interpretim të drejtë për të kaluar pengesat dhe shpesh edhe shkeljet të cilat kanë ndodhur gjatë proceseve shoqërore me kuptim të normave juridike, janë rikthyer që të jenë në harmoni jo vetëm në kuptimin shkencor të normave por edhe të frymës kushtetuese.
Njëri nga hartuesit e kushtetueses i cili mori pjesë edhe formimin e Gjykatës Kushtetuese Profesor Arsim Bajrami në një emision televiziv Koha Vizion tregon ‘’për sfidat dhe vështirësitë me të cilat është ndeshur ekipi si në krijimin e kushtetutës po ashtu edhe të gjykatës’’. Një tjetër bashkëpjesëmarrës Bedri Bahtiri profesor në Universitetin ‘’Hasan Prishtina’’ tregon përvojën e tij se: ‘’ka qenë një punë me entuziazëm shumë të madh për krijimin e një nga institucionit më të rëndësishëm që do të shërbente në interpretim të kushtetutës në instancat e fundit’’. Të gjithë pjesëmarrësit në formimin e institucionit të gjykatës dhe bashkë me këtë edhe kushtetutës vlerësojnë peshën shumë domethënëse të kushtetutës dhe Gjykatës Kushtuese.
Rrjedha aktuale e ngjarjeve politike në vend, shpesh me mos unifikim të faktorit politik por edhe të interesave të ndryshme, lënda në formë kërkese është drejtuar në shpresën nga Gjykatën Kushtetuese për të marr një gjykim apo interpretimin më të saktë të një procesi politik dhe juridik se a është një normë juridik në harmoni të plotë me kushtetutën. Megjithatë kur flasim për normat juridike të cilat prodhojnë procese të shoqërisë të cilat janë të lidhura ngushtë me mbarëvajtjen e shtetit të së drejtës, shpesh herë krijohet paqartësi në interpretimin e tyre si nga ana e institucioneve të pavarura të shtyllës së shtetit po ashtu edhe nga shoqëritë civile dhe opinionit, të cilët në shoqëri krijojnë një huti për të menduar se normat janë shpesh abstrakte dhe tehu i tyre është tejet i mbrehtë.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë gjyqtarë me të kaluar profesional të cilët kalojnë nëpër disa filtra të cilët arrijnë të zgjedhën, dhe puna e tyre është të vënë një interpretim të drejtë duke përdorur metodat e ndryshme duke mos përjashtuar që nga interpretimi logjik, sintaksor, autentik e doktrinar etj. për të dhënë një aktgjykim përfundimtar me dispozitiv dhe arsyetim të fuqishëm. Kur flasim për arsyetimin jo rastësi është e vendosur nja pllakat e madhe në gjykatat e mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku thotë se: ‘’Arsyetimi është shpirti ligjor’’. Pra, ashtu siç thotë Profesor Hysni Bajrami: ‘’Arsyetimi duhet të jetë me përmbajtje’’ duke vënë në pah të gjitha hulumtimet si nga ana shkencore po ashtu edhe nga fryma kushtetuese.
Rrjedha e ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar Kosova që pas pavarësisë së saj, përkundër tensioneve dhe përvojës së brishtë si nga ana e institucioneve po ashtu edhe akterët politik, Gjykata Kushtetuese ka arritur të nxjerr aktvendime, aktgjykime, urdhra, amicus curiae apo edhe mendime konkurruese, duke u bazuar në frymën kushtetuese, gjykime të cilat janë vlerësuar nga institucionet por që janë vlerësuar me një notë lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Këto gjykime me një arsyetim përmbajtjesor kanë shkoqitur çdo detal dhe paqartësi dhe më pastaj palët janë marrë vesh për pranimin e saj. E drejta nuk mund të ju takoj të dy palëve sepse atëherë nuk kemi kontest të shqyrtimit dhe rrjedha subjektive mund të jetë e pazgjidhur po ashtu edhe ajo objektive.
Marrë në përgjithësi që nga viti 2014 kur institucionet e vendit kishin mbetur në ngërçin politik, kush më shumë e kush më pak faj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte arritur ta sprovonte veten. Edhe në vitet para saj, kishte nxjerr vendime duke konstatuar se vendimet ishin antikushtetuese të cilat kishin prodhuar rrëzimin e presidentëve dhe shumë vendime të tjera. Veprimi i Gjykatës Kushtetuese gjatë kësaj dekade ishte shpëtim i gjendjes së krijuar si vonesa (lat: mora- vonesa) vonesa të cilat kishin krijuar jo vetëm pasoja juridike, por edhe politike, ekonomike në vend.