Akuza për spiunazh për Rusinë, Polonia arreston një shtetas të huaj
Polonia ka arrestuar një shtetas të huaj me akuzën e spiunazhit për Rusinë, sipas një deklaratë të prokurorëve të hënën.
Sipas prokurorëve në qytetin verior polak të Gdansk i dyshuari ishte arrestuar më 21 mars.
“Sipas gjetjeve, i dyshuari ka vepruar në dobi të inteligjencës ruse duke marrë dhe mbledhur informacione mbi infrastrukturën kritike në rajonet e Pomeranisë dhe Kujavia-Pomeranisë, dhe mbi aktivitetet e shërbimeve dhe organeve përgjegjëse për sigurinë”, thanë ata.
“Informacioni i marrë i është përcjellë shërbimit të inteligjencës ruse”, theksohet në deklaratë.
Arrestimi vjen pasi Polonia çmontoi një rrjet spiunazhi rus që kishte përgatitur akte sabotazhi dhe monitorim të rrugëve hekurudhore për në Ukrainë. Nëse shpallet fajtor, i dyshuari mund të dënohet me 10 vite burg.