
Akuza të rënda mes Donjeta Sadikut, Marjola Sallaukës dhe Besim Brahimit
26 gusht 2023
| 08:11
Të dielen ishte pjesë e Sports Show për dorëheqjen nga posti i Selektorit të Kosovës në Boks, porse Besim Brahimi preku edhe një temë tjetër, atë të hapjes së klubeve në mënyrë joligjore.
Reagimi erdhi të premten nga udhëheqësja e klubit të boksit Uniteti, Marjola Sallauka, e cila deklaron se klubi i saj është i regjistruar në gjitha institucionet relevante.
Besim Brahimi të dielen pati akuza edhe për epitetin ‘Trajneri i Vitit’ që i ka takuar Marjola Sallaukës, kurse kjo thotë që medaljet e fundit Donjeta Sadiku i ka fituar me të.
Reagim ka bërë edhe Donjeta Sadiku duke akuzuar ish-trajnerin e saj Besim Brahimi për presion psikik, ndërsa Marjola Sallauka ka paralajmëruar padi.