Akuzat e Serbisë për krime të luftës po na faturon qeveria jonë
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar pas deklaratës së Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë dje se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ndaj 1 000 serbëve në Kosovë.
Syla ka deklaruar se këto deklarata janë të pafalshme dhe nuk tolerohen.
Reagimi i tij:
Familjarë dhe shokë të dëshmorëve, invalidë dhe ju që nuk kursyet asgjë për lirinë e vendit,
Në kohën kur ende plagët e luftës na kullojnë gjak, kur ende presim të pagjeturit, kur na qanë zemra për motrat tona të dhunuara, kur ende përballemi me agresion nga Serbia, qeveria përmes puthadorëve po na faturon krimet e luftës, akuza këto që vazhdimisht na ka bërë Serbia.
Në pastë një njeri të ndershëm e patriot në LV, duhet të distancohet nga ky monstrum. Përndryshe, ky është sulm direkt ndaj vlerave të UÇK-së, familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të luftës, grave të dhunuara dhe luftës së UÇK-së.
Kjo është e pafalshme.
Kjo nuk tolerohet.