Akuzat ndaj Milan Radojciçit për vrasjen e Ivanoviçit shkaktojnë “luftë” mes serbëve
Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës vazhdojnë të kenë ndasi të thella rreth qëndrimeve politike dhe akuzave të rënda mes vete për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, shkruan Gazeta Politike.
Politikanët serbë të Kosovës kanë zgjedhur rastin e vrasjes së Ivanoviçit për tu përballur mes vete me akuza për fajësinë dhe përgjegjësit që quan në vrasjen e tij.
Opinioni publik i Kosovës ditëve të fundit ka dëgjuar duke e përmendur mjaft shpesh emrin e Milan Radojciçit dhe atë në kontekst negativ, duke e ndërlidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
Është interesante se emri i tij qarkullon në media nga një burim pa adresë dhe shfaqet gjithkund.
Policia e Kosovës është pyetur disa herë me emër të veçantë për mundësinë e arrestimit të tij por ajo e ka mohuar ndërlidhjen e emrit të tij me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
Edhe pas kësaj, emri i tij ka vazhduar të mbetet aktiv si i dyshuar i mundshëm.
Serbët e Kosovës janë të shpërndarë dhe aq më keq kanë qenë të përçarë. Ata të cilët kanë qenë pjesë e institucioneve të Kosovës nuk kanë arritur të krijojnë unitetin e serbëve të Kosovës.
Njëra nga politikanet serbe të Kosovës, deputetja Rada Trajkoviç ishte burim i përçarjes dhe ajo vazhdimisht kritikon politikanët serbë të Kosovës me qellim të mënjanimit politik dhe qëndrimit në sipërfaqe, por pa ndonjë mbështetjeje të gjerë të serbëve të Kosovës.
Burime të Gazetës Politike brenda deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës thonë se shumë shpejt do të dal në sipërfaqe pse dhe kush qëndron pas deklarimeve të Rada Trajkoviçit.
“Është fakt se në unitetin serb ka adresë Milan Radojciç si personalitet me kredibilitet që qëndron mbi partitë politike. Ai arriti që t’i unifikoj serbët e Kosovës në veri dhe jug. Serbët e Kosovës në vend të dhjetëra adresave tash kishin vetëm një. Ndërsa ai vet ka mundur të jetë në organet më të larta në institucionet e Kosovës dhe te Serbisë por ka zgjedhur të mbetet jashtë.
Faktori ndërkombëtarë e konsideron personalitet kredibil dhe vazhdimisht e takojnë dhe marrin përgjigje për zgjidhje të problemeve.