Akuzat për mashtrim mund të dëbojnë Loredanën nga Zvicra

09 maj 2020 | 10:39

Loredana është aktualisht një nga reperet më në zë të momentit. Bashkëpunimi i saj i fundit me Capital Bra renditet i pari në top listat gjermane. Ajo është deri tani muzikantja më e suksesshme në Zvicër, e cila madje ka lënë pas edhe DJ Antoine, i njohur në botë për hitet e tij. Megjithatë gjithë ky sukses duket se nuk i bën punë, pasi Loredana rrezikon të dëbohet nga Zvicra.

Kjo sepse sipas Prive.al, Loredana nuk ka pasaportë zvicerane. Artistja aktualisht është qytetare kosovare. Në vitin 2013, ajo thuhet se ka aplikuar për nënshtetësi zvicerane, por nuk e ka marrë atë. Arsyeja mbetet e paqartë.

Kujtojmë se në qershor ajo do të përballet me një gjyq, pasi akuzohet se ka mashtruar një qytetare zviceriane, duke i marrë asaj 700.000 franga. Megjithatë reperja i ka mohuar gjithmonë këto akuza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, dje…