![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/E0AB7C5F-51A1-4B47-AAE1-34D1F53755BC.jpeg)
AKUZË PUBLIKE: Evropa, pjesë e gjenocidit kundër popullit ukrainas
13 prill 2022
| 18:02
Politologu Bardhyl Mahmuti ka reaguar ndaj vazhdimit të blerjes së gazit rus nga Europa.
Mahmuti përmes llogarisë së vet në “Facebook”, i ka bërë Evropës një Akuzë Publike.
Postimi i plotë i Mahmutit:
AKUZË PUBLIKE: Evropa – Pjesë e gjenocidit kundër popullit ukrainas
Nazizmi hitlerian përdori GAZIN SI ARMË për të kryer gjenocidin kundër popullit hebre, ndërkaq nazizmi putinian përdor GAZIN RUS SI MJET për të përsosur armatimin me të cilin është duke kryer gjenocidin kundër popullit ukrainas.
Duke i dhënë qindra milion euro në ditë makinerisë luftarake të Vlladimir Putinit, Europa është bërë pjesë e gjenocidit kundër popullit ukrainas
Është momenti i fundit të ndërpritet financimi i makinerisë gjenocidare ruse!