Akuzohej se nuk ishte në luftë, veterani hoqi këmishën dhe shfaqi plagët e marra në luftë

28 mars 2021 | 18:42

Një veteran i ushtrisë amerikane ka bërë një veprim të papritur gjatë një takimi të komunës së West Chester të Ohios në SHBA.

Amerikano-aziatiki hoqi këmishën për të treguar plagët që mori gjatë shërbimit të tij.

Duke thënë se njerëzit më parë i kishin thënë se nuk dukej “mjaft amerikan”, Lee Wong i tha Bordit të Administrimit të West Chester Township se do të demonstronte “‘si duket patriotizmi”, raporton bbc.

Vërejtjet e 69-vjeçarit erdhën mes një serie demonstratash amerikane që kundërshtojnë krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve.

Ndryshe, ditë më parë pas disa të shtënave në qendër masazhi në Atlanta mbetën të vdekur tetë gra me origjinë aziatike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla e mesme e lartë “Sami Frashëri” në Prishtinë nga…